fbpx
Rozë

“Nuk mund të më përballojnë, i shkatërroj të gjithë’’, Bebe tregon për lidhjet e saj intime

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të dashura dhe me të suksesshme në të gjithë botën për momentin.

Së fundmi Bebe Rexha i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka dhënë për meshkujt, me të cilët ajo ka pasur lidhje intime.

Këngëtarja 29-vjeçare ka thënë se djemtë nuk mund ta përballojnë atë, pasi shqetësohen për atë çka mund të thonë për ta.

Këtë gjë këngëtarja e ka thënë gjatë një interviste. Më tej ajo ka thënë:

“Më duket sikur të gjithë janë të frikësuar nga unë, si vajzat si djemtë. Kjo ngaqë mua më pëlqen të shprehem hapur dhe kanë frikë se u them diçka për ta. Nganjëherë bëhem nervoze dhe them gjëra idiote. Dukem shumë e egër. Djemtë sidomos nuk mund të më përballojnë. I shkatërroj të gjithë.”

Si përfundim mund të thuhet se këngëtarja ka treguar më shumë seç duhet për jetën e saj intime.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close