fbpx
Lajme

“Lufta tek kulla Haradinajve: Ushtari serb në radiolidhje: Po na sulmojnë me anti-tank, janë të specializuar

Ramush Haradinaj ishte rrëfyer për një betejë të ashpër me forcat serbe tek kulla e tij në Gllogjan. Ai tregoi se pas rënies së Familjes Jashari ata morën sinjal nga shumë veprime e ngjarje të asaj kohe se mund të sulmohet edhe Familja Haradinaj.

Ai tregoi se fillimisht në fshat e dërguan vetëm një patrullë, ndërsa tenkat e ruanin perimetrin e largët. Haradinaj tregoi se patrullën e parë ia kanë asgjësuar. Por sipas Haradinajt ata kanë provuar ta kapin Dautin të gjallë. “Ata e kanë përcjellur Dautin, dhe pasi është nisur Dauti ata fillimisht i kanë thanë ndalu në sërbisht, por ky ka vrapuar dhe duke e futur një plumb në revole ka zanë në thu dhe është rrëzuar, pastaj ata kanë gjuajtur po fatmirësisht ndoshta ai moment i rrëzimit e ka shpëtuar e pastaj ia ka kthyer me pistoletë”.

Më tutje Haradinaj tregoi se “unë jam afruar tek Dauti dhe e kam mbuluar sepse ishte një vend si kënd, ku unë hapa zjarr në serbët dhe Dauti u tërhoq më lehtë”.

Pas këtij luftimi, Haradinaj tregoi se ishin pajisur të gjithë, me të gjitha mjetet që kanë poseduar. Pas asgjësimit të patrullës, pastaj serbët i kanë futur mjetet e blinduara dhe pothuajse 1 kilometër ishte kolona e gjatë prej tyre.

Ramush Haradinaj kishte arritur edhe t’i ndëgjonte se çka po bisedojnë sepse i kishte pajisjet dhe radiolidhjet e njëjta. Poashtu sistemin.

Shefi serb po e pyet shefin e terrenit se “çka po bëni”, shefi i terrenit iu përgjigj “patrullën na kanë asgjësuar, por tani jemi duke u ripozicinuar dhe jemi të gatshëm të veprojmë, a ta pastrojmë krejt (t’i vrasim të gjithë), ndërsa shefi iu përgjigj (krejt të gjallët, kryene).

Pas këtij komunikimi, serbët e hapën zjarrin. Pas zjarrit, ende pa u aktivizuar artileria e rëndë, Ramushi i kishte tërhequr nënën dhe fëmijët nga shtëpia. “Ne i aktivizuam anti-tanksat, pra predhat, dhe krejt kolonën ia kemi prishë, jo me ia rrëzu të gjitha, por ua kemi prishur”.

Pas 12 minutave, ai Shefi e kishte thirrur këtë shefin e terrenit dhe i ka thënë “ku është puna”, ndërsa shefi i terrenit ishte përgjigjut “nuk është puna e mirë sepse janë njo 70 dhe po po kanë anti-tank dhe kundër-ajror e s’po mund të kryejmë punë, sepse këtu ka edhe të huaj e nuk janë vetëm venalitë”.

Haradinaj tregoi se ata ishin 5 familjarë dhe jo 70. Pavarësisht se Shefi terrenit i kishte thënë se ne kryejmë punë për 15 minuta, por pastaj i kishte tërhequr fjalët duke thënë se këta janë të specializuar. Por në këtë betejë Ramush Haradinaj ishte plagosur në kofsh. “Unë isha plagosur në kuka, në kofsh dhe nga gjakëderdhja më binte të fikët, dhe nga 1 minutë më hupke filmi”.





Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close