fbpx
Lajme

Anëtari i VV-së dhe ish kryetari i VV-së në Pejë, propozohet për anëtar të bordit të BQK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë ditës së sotme (e mërkure) i ka përcjell Kuvendit emrat e kandidatëve për tre anëtarë jo ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shkruan Gazeta Insajderi.

Në listën e parë për plotësimin e pozitës për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të BQK-së janë pesë kandidatë, ku vëmendja bie tek anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish zëvendësministri i i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal gjatë Qeverisë Kurti 1, Bashkim Nurboja.

Bashkim Nurboja, i cili në të kaluarën ishte edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet dhe kryetar të Pejës, është vlerësuar se ka përmbushur kushtet ligjore sipas kryetarit të komisionit, Armend Muja, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti, sa ishte kryeministër në detyrë kishte emëruar Bashkim Nurbojën, si zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në prillin e vitit të kaluar.

Votimi për këta anëtarë do të bëhet me votim të fshehtë në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, ky Komision ka miratuar edhe një listë të dytë të shtatë kandidatëve potencialë për pozitën e dy anëtarëve tjerë joekzekutiv të Bordit të BQK-së. Lista e dytë e këtyre kandidatëve përbëhet nga Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci – Uka, Imrije Zeqiri, Nora Latifi – Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Petrit Gashi

Edhe kjo listë pritet të dorëzohet në Kuvend, ku në njërën nga seancat e radhës pritet edhe votimi i tyre nga deputetët.

Kujtojmë se ka më shumë se një vit që BQK-ja ka mbetur pa Bord funksional në mungesë të kuorumit. Banka Qendrore e Kosovës për këto pozita kishte shpallur dy konkurse. /Insajderi.org/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close