fbpx
Lajme

Pa votat e minoriteteve, Shaqir Totaj del i pari në Komunën e Prizrenit

Mbështetur në votat e subjekteve bazë, përjashtuar votat e subjekteve në koalicion, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës në Prizren, Shaqir Totaj ka marrë më shumë vota se sa kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Hasuka, që mban postin e kryetarit aktual të komunës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Haskuka e Totaj do të përballen në balotazh, më 14 nëntor, kur edhe do të përcaktohet kryetari i ri.

Mbështetur në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, nga numërimi i 97% të votave, apo 214 vendvotimeve, del kjo gjendje sa i përket votave: Haskuka – 23. 504  vota apo 40.43%, Shaqir Totaj -18. 078  vota apo 31. 10%.

Pra, nëse heqim koalicionet apo subjektet që nuk kanë pasur kandidatë për kryetarë nga komunitetet (boshnjake, turke dhe RAE), Totaj ka marrë 1.072 vota më shumë se Haskuka.

Në fakt, LV-ja ka pasur koalicion me partinë turke YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ – YTHP (të Ertan Simitçiut), pastaj partitë boshnjake VAKAT, SDU, si dhe partitë e komunitetit RAE: LPRK dhe PREBK.
Në total partitë e përmendura kanë marrë  6.498 vota. Besohet që këta votues, po ashtu kanë votuar për kryetar, kandidatin e LV-së, Haskukën.

Ndërkaq, Partia NDS e Emilia Rexhepit ka garuar me kandidatin e saj për kryetar, Qemajl Smailin, i cili ka marrë 1.687 vota.
Sipas partive të komuniteteve për Kuvendin Komunal, kjo është gjendja e votave:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close