fbpx
Lajme

Pacolli fajëson BE-në: Duhet të jetë më neutrale e ta respektoj Kosovën si shtet

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta respektoj Kosovën si shtet dhe të tregohet neutrale në dialog, pasi që sipas tij, mosmarrëveshja e palëve sot në Bruksel, është si rezultat i kësaj qasje nga BE-ja.

“BE-ja duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata. Rezultati i sotëm në Bruksel është si pasojë e kësaj”, ka shkruar Pacolli.

Kryetari i AKR-së shton se ky dialog duhet të afatizohet teksa përmend edhe liberalizimin e vizave.

“Dialogu nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë. Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave”, thotë ish-presidenti i Kosovës.

Kujtojmë se Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq, “fajsoi” kryeministrin e Kosovës për mosdakordim të marrëveshjes për çështjen e targave.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close