Lajme
Pacolli: Kurgjo s’janë temperaturat e larta për opozitën, çka është rritja e besimit të qytetarëve ndaj Kurtit
Fitore Pacolli, deputete e LVV-së, ka komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja. Ajo ka shkruar se besimi ndaj Qeverisë Kurti veç po rritet.
Sipas Pacollit, asgjë nuk janë temperaturat e larta për opozitën, çka është rritja e besimit të qytetarëve ndaj kryeministrit Albin Kurti. Zonja Pacolli ka cituar anketën e Pulsit Publik të vitit 2023 të UNDP-së, ku shkruhej se besimi në Kurtin ka shkuar në 51,5 për qind.
“Rekomandohet që opozita ta pezulloj kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar” – shkroi ndër të tjera Pacolli.