fbpx
Lajme

Palmer kërkon zgjidhje të dialogut para pranverës së vitit të ardhshëm

Matthew Palmer ka kërkuar që Kosova dhe Serbia sa më shpejtë të kthehen në tavolinën e dialogut. 

Në një intervistë për ‘BBC Serbia’, ai ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet t’i kthehen dialogut para se të shpallen zgjedhjet lokale në Serbi në pranverën e vitit të ardhshëm. 

“Zgjedhjet në Serbi do të jenë pranverën e ardhshme dhe është e rëndësishme që disa negociata të vazhdojnë sa më parë, sepse ato do ta bëjnë ciklin e zgjedhjeve më të vështirë.”, u shprehë Palmer, transmeton Indeksonline. 

“Është e rëndësishme për ta, por për të gjithë rajonin, BE-në dhe ShBA-në.”, tha ai. 

Tutje, ai shtoi se formati i negociatave nuk ka gjasa të ndryshojë dhe se Uashingtoni në asnjë mënyrë nuk ndikon në asnjë mënyrë në një takim në Paris. 

“Ne e mbështesim këtë proces, nuk jemi pjesë e negociatave por ne e mbështesim dialogun  e udhëhequr nga BE që nga fillimi.”, tha ai. 

Në fundi ai tha se nuk është i sigurt se nëse ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare pasi procesi i udhëhequr nga BE tashmë ka pasur njëfarë progresi./Indeksonline/ 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close