Rozë
“Papuqe Gucci” e Gjikos u bë hit për një ditë, kënga “Gucci” e Capital T u largua nga YouTube (Foto/Video)
Hip-hop ylli, Gjiko, ka realizuar hitin e tij të radhës, një gjë që nuk është çudi për reperin e talentuar shqiptar.
Pasi Gjiko paralajmëroi këngën “Papuqe Gucci”, ishte Capital T ai që lansoi projektin “Gucci” në version audio në YouTube.
Megjithatë, Gjiko lansoi klipin pa e pasur fare problem, e për një ditë klipi u bë hit në mesin e adhuruesve duke arritur numër të jashtëzakonshëm klikimesh.
Në ndërkohë, projekti “Gucci” i Capital T nuk ndodhet në platformën e shpërndarjes së videove.
Gjiko këtë vit ka qenë shumë i kërkuar dhe ka bërë shumtë hite, duke qenë në krye të top listave, kurse turneu i tij ishte ndër më të ngjeshurit në estradë.