fbpx
Lajme

Pas raportimeve të Epilogut, reagon Blerim Latifi: Qeveri, ku po i gjeni këto fundrrina?

Epilogu ka raportuar sot në disa shkrime për historinë dhe pikëpamjet e ambasadorit të përfolur të Kosovës në Shqipëri z. Idriz Zeqiraj.

Pas shkrimeve të Epilogut, ka reaguar edhe Profesori Blerim Latifi.

Po ju sjellim reagimin e plotë të Profesorit Latifi:

Idriz Zeqiraj, i propozuari për ambasador të Kosovës, jo më larg se në vitin 2017, paska bërë një shkrim ofendues për Adem Jasharin. Tipi paska kërku që aeroportit të Prishtinës t’i hiqet emri i Adem Jasharit dhe hapur qenka shprehur se “Adem Jashari ka mbingarkesë reale me shtatore, buste, sheshe, rrugë, objekte gjithëfarëshe, madje, edhe të atyre kulturore, që përbën paradoks”. Por jo vetëm kaq. Për të Adem Jashari është një luftëtar i thjeshtë lokal dhe vlerësimi që i bëhet figurës së tij i tepërt. Kam një pyetje për qeverinë e Kosovës: Ku i gjeni këto fundrrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore?

Raportimet e Epilogut gjatë ditës së sotme;
https://epilogu.com/i-perfoluri-per-ambasador-sakrifikimi-i-familjes-nuk-e-favorizon-adem-jasharin-u-vrane-9-femije-nen-moshen-15-vjecare/

https://epilogu.com/ambasadori-i-perfolur-i-kosoves-ne-shqiperi-shik-u-ka-ekzekutuar-1-820-shqiptare-te-pafajshem/

https://epilogu.com/qytetari-ambasadorin-e-propozuar-e-kishte-denuar-shqiperia-si-bashkepunetor-i-udb-se/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close