fbpx
Lajme

Surroi në librin “Këmbët e Gjarprit”: UÇK-ja një ushtri pa rrjet komandues

Urrejtja patologjike e gazetarit Veton Surroit ishte parë gjithandej. Në libra, televizione e shkrime. Ai librat ku baltoset Thaçi i përurori edhe në Beograd.

Surroi në një moment ka thënë se UÇK-së ishte një ushtri pa rrjet komandues.

Ja pjesa nga libri i Veton Surroit i publikuar në https://www.goodreads.com/review/show/1319671011

Këmbët Gjarpërit një vepër e Veton Surroit, ku vet titulli i librit tregon se është kundër elitës politike të krijuar në Kosovë ku me gjarpër iu është drejtuar Hashim Thaçit pasi që ai vetë e kishte zgjedh si nofkë kur ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në kushte të caktuara gjarpri i rrit këmbët për tu bërë edhe më dinak. Ku jetën e hershme të tij e pershkruan si një çun fshati , i një fshati që nuk ka as shkollë fillore. Nën kërcënim të përherëshëm “o mëso e bëhu diçka, o mbetesh në fshatë, si çoban” udhëton për në shkollë të mesme dhe pastaj në fakultet, ku zgjidhet si udhëheqës i studentëve (fraksionit marksis-leninist, kundërshtar të organizatës studentore besnike ndaj Ibrahim Rugovës). Studenti i historisë Hashim Thaçi tregon tashmë është përcaktuar, se është bërë diçka, dikush. Në protestat studentore të parandaluara nga policia serbe, del, jashtë kontekstit studentor të xhinseve dhe pulovrit, jashtë nocionit të përgaditjes për rrahje a ikje të përmbajtur në atlete e mbathura në këmbë, del i veshur me kostum, shenjë e një statusi më të avancuar social, apo dëshires për një të tillë.

Veton Suroi pasi që ishte pjesmarrës në mbledhjet kyçe për të ardhmen e Kosovës e tregon këndvështrimin e tij dhe sjelljet klanistike dhe egocentrike në ato mbledhje të politikanëve që sot janë në pushtet, tregon zanafillën e një kulture politike e cila e ka shëndërruar vendin në një shtet të zënë nga krimi, korrupsioni , rritja e varfërise dhe e papunësisë. Gjithashtu tregon se si Thaçi i quajtur Gjarpri dhe klani i tij ndërtuan mitin rreth UÇK-së (një ushtri pa rrjet komandues) dhe Komandatit Legjendar Adem Jashari, me pytje të pashtruara deri tash, se si ishte e mundur që një Komandant Legjendar të vrahet vetë me familjen e tij, pasi që ishte Komandat ku ishin ushtarët që i komandoj ? Pra “ushtarët” e tij ende janë gjallë që emrin e tij e përdorim si mburojë dhe si makanizëm për akumulimin e simpatisë së popullit, vetëm e vetëm për ti arritur qëllimet e tyre personale.

“Zap’imi” i shtetit, të prirë nga kultra politike e Hashim Thaçit i quajtur Gjarpri, me largimin kulturës së tij nga politika çdo gjë nuk rregullohet menjëherë, por është e qartë që as edhe një gjë nuk mund të rregullohet pa largimin e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close