fbpx
Lajme

“Përgjegjësia e Tahir Zemajt për vdekjen nga plagët të gjeneralmajor Skënder Çekut”

Në librin e shkruar nga Ernest Luma dhe Skënder Krasniqi “Kështu bëri Tahir Zemaj” të vitit 2001, dy gazetarët kanë akuzuar rëndë kolonelin e ndjerë Tahir Zemajn. Epilogu do të sjell faktet e pretenduara të tyre për vdekjen e gjeneral major Skënder Çekut.

Në faqen 107 të librit shkruan se “Lufta e Loxhës vërtet ishte drejtuar nga një ushtarak profesionist. Ai kishte qenë Skënder Çeku, i lindur në fshatin Qyshk të Pejës. Loxha do të bie vetëm pas një muaji e gjysmë kur fshatin forcat serbe do ta mësyejnë me aeroplanë. Sulmi do të ndodhë në mëngjesin e 15 gushtit të vitit 1998…

Më tutje ata tregojnë rrëfimin e kusheririt të Skënder Çekut z. Sami Çeku për ditën e plagosjes së gjeneral majorit Skënder Çekut.

Në libër thuhet se “Sami Çeku është njëri nga kusherinjtë e afërm të dëshmorit Skënder Çeku dhe dëshmitar i gjallë i luftës së Loxhës. Rrëfimi i tij më shumë ka të bëjë me një tradhti, sic e konsideron ai, të majorit Tahir Zemaj ndaj të plagosurve. Pos që më vonë do të shkaktonte një dezertim masiv dhe braktisje perfide të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zemaj kishte qenë jokorrekt edhe ndaj situatave specifike nëpër të cilat kishin kaluar luftëtarët e UÇK-së dhe sidomos të plagosurit”.

Rrëfimi vazhdon më tutje “Dicka e tillë kishte ndodhur edhe në relacion me rastin e plagosjes së tani dëshmorit Skënder Çeku, simbol i rezistencës në luftën e Loxhës”. Në sulmin e tretë të forcave serbe mbi këtë fshat, Skënder Çeku ishte plagosur rëndë dhe qe dërguar për ta marrë ndihmën e parë në spitalin ushtarak të Kryeshecit. Bashkë me të ishte plagosur edhe Gani Elezi. Bashkëluftëtarët kishin shprehuar që aty të gjejnë kirurgun Abdyl Krasniqi, për t’ua dhënë ndihmën e parë të plagosurve, jeta e të cilëve, sic qe konstatuar, ishte në rrezik. Sami Çeku, duke bërë përpjekjet më të mëdha për t’ua shpëtuar jetën e të plagosurve, i kishte dërguar ata, me ndihmën e Adnan Spahiut – Hansit dhe të Xhavit Dreshajt – Kujtimit, në kazermën e Prapaqanit, ku gjendej “selia” e Tahir Zemajt, për t’i kërkuar ndihmë.

Po ju sjellim me fotografi pjesën tjetër të rrëfimit:



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close