“pesë njerëz civil me kallashnikovë, e me uzi”, Merovci tregon si Fatmir Sheholli në cilësinë e gazetarit te Rugova
Intervista e Adnan Merovcit për Oral History Kosovo, ku flet për disa situata interesante gjatë luftës.
Adnan Merovci: Ni gazetar shqiptar, Fatmir Sheholli i cili ka ardhë. Ai ka punu me ni radio lokale këtu ka marr urdhna prej pushtetit që me shku Rugovën me intervistu, “Qe pytjet ku i ki”, kur ka ardhë Rugova nuk ka dalë edhe kemi komuniku. Une Fatmirin nuk e kom njoftë, si emen po, po se kom njoftë personalisht. Iu kom thanë mandej disa tjerëve jo ktij, ky ka nejtë poshtë atje te salla, disa tjerëve iu kom thanë që, “Rugova s’po mundet me dalë edhe nuk ka çka me thanë, so i interesun me dalë në publik. Nëse ju doni diçka si konfrimim ose ndonjë deklaratë për ktë çka duhet sqaroj qitu jom une, nëse ju pranoni une jom i gatshëm”. Se une vendosa me Rugovën tha, “Adnan, t’lafshin ty asi mos prito dil fol vet. Ti lem mu”. Ata e pranun kta edhe zbrita une poshtë, kur e pashë ni gazetarë me kamerë, kamera ishte. Dhe po m’drejtohet shqip tha, “Une jom Fatmir Sheholli” si emër e kisha ni, kurrë n’jetë s’e kom pa edhe ai shqip m’u ka drejtu. Ka qenë ni ambient i randë, salla ka qenë me katër-pesë njerëz civil me kallashnikovë, e me uzi, me automatikë.
Bile shpesh herë ndëgjohen se intervista ekziston, ajo lëvzija e armëve, nifarë presioni ashtu për çka? Në mënyrë që prononcimi jem me qenë pak në favor të serbëve. Mesin e pyetjeve kanë qenë çashtja e bombardimeve, kush po i shkakton bombardimet, që ta kena alibi, domethanë kush p’e shkakton lëvizjen e njerëzve, shpërnguljen, a janë ato bombardimet e NATO-s? Mandej edhe për ditarin e Renatës, ni fjalë kështu by the way se s’dojshin edhe shumë ata me e prek atë punë se e dishin që n’faj janë vet se s’e kanë zbulu. Ajo intervistë osht’ sot, unë ndihna goxha mirë. Tash s’du të flas për to, le t’flasin tjertë edhe eventualisht kush e ka pa, se ajo u bo veç publike në do raste edhe në Hagë osht’ bo publike. Por atë që unë muj ta them tash që e kom ndëgju edhe që e ka thanë publikisht osht’ ky Fatmir Sheholli që sot osht’ aktiv edhe në jetën, le t’themi, këtë pak të karakterit organizativ ka ni institut për hulumtime të marrëdhanieve ndëretnike, osht’ nifarë publicisti del shpesh në televizion, ka punu domethanë, ka qenë… sot kontribon zhvillimit të shtetit të Kosovës, demokracisë edhe osht’ ni njeri goxha i devotshëm për këtë punë edhe i afërt me qarqet shqiptare udhëheqëse këtu te na. 70 Ky me ni rast ka thanë për mu meqenëse e ka thanë une po e citoj n’këtë rast s’osht’ edhe shumë shumë… se osht’ jo modeste po thotë, “Nuk lindë nana njeri n’rrethana të tilla n’pytje t’tilla me dhanë përgjegje çfare ka dhanë Adnani” okej, tash…
Kaltrina Krasniqi: Qysh e keni njoftë ju?
Kur po thuni e kom njoftë si emer, qysh?
Adnan Merovci: Fatmiri ka qenë ni familje edhe… se ky ka punu në shërbime deri në vitin mos gabofsha deri në vitin ‘92 ose ‘93 ma s’shumti, ka punu n’sigurim shtetnor, n’sigurim shtetnor ka punu edhe ky na ka njoftë neve dhe emri i tij osht’ njoftë në publik. Mandej ka pasë paraqitje edhe televizive, por une s’e kom njoftë, s’e kom, veç osht’ ditë që osht’ nifarë Fatmir Sheholli se shqitpartë kanë qenë t’rrallë. Nuk kanë qenë edhe t’rrallë që kanë punu në shërbim sekret po, domethanë kanë qenë njerëz për atë kohë për shumicën si të papranum, si njerëz që… por nëse flasim tash për Fatmirin une s’du t’i bohem avokat atij, por definitivisht ai osht’ ni njeri që ka kontribu edhe në ato rrethana të atëhershit, ka punu sepse koha tash i qet gjanat.
Ai edhe sot e jep kontributin e vet në këtë punë dhe ai edhe vet m’ka thanë edhe kemi bisedu masnej mas lufte, po flas që ai ka qenë i detyrum dhe i ka marr pyetjet, nuk ka pasë të drejtë me bo pyetje. Por këta ia ka thanë dikujt tjetër këtë vlerësimin për mu, po ma ka thanë edhe mu mandej. Bile mu ma ka thanë pak ma tërthortë, “Kisha pasë qef me i pa do komandanta t’sotshëm në qato rrethana qysh kishin…” e mandej i kom thanë, “Mos më qit’ edhe mu prej grupit të komandatave se edhe unë i kom do merita” “Çfarë merita ki?” Po thashë, “Jom major i ushtrisë të Shqipnisë”, thashë “po jom kanë komandant që kom nejt me Rugovën” “Jo, po s’jom shumë patriot se s’kom qenë n’burg”. Tha, “Jo more, je kanë n’burg”, edhe ma qiti n’mend.
Thashë, “Po jom konë shkurt n’burg, dikun rreth ni muj po puna e burgut…” thashë. Me Rugovën e pata fol në vitin ‘95 thojsha, “Kryetar jom bo kajl, jom bo po pajtohna me hi n’burg veç le t’besojnë shqiptartë që edhe Rugova ka patriota bre që nëse t’merr Serbia n’burg te kje patriot”. Po ajo edhe ka ndodhë në fakt, në vitin ‘95 dikund ka shtator-tetor që fillimisht ka qenë pretekst kthimi prej jashtit. Në rrobat edhe ato koferat, krejt ato valigjet i kem lanë në Shkup kur jemi kthy me Rugovën me kerre në Shkup që janë ardhë me na marrë shërbimet që i kom udhëheq. Une ne jemi kthy krejt bagazhet në kerre kanë qenë zbrazt gjithë.