Piramida e parë dhe më e madhe në botë ishte ilire? dalin detajet e para interesante
Një zbulim i fundit ka nxjerrë në pah se piramida më e vjetër në botë e gjetur deri tashti është ngritur në Bosnjë dhe është ndërtuar nga ilirët.
Lajmi është bërë i ditur nga një dokumentar i transmetuar nga televizioni “History Channel” dhe ka demonstruar pamje nga piramida afër qytetit Visoko në Bosnjë, piramidë që ka dy të veçanta.
Së pari, është më e larta dhe më e madhja në botë, por edhe më e lashtë se piramidat e Egjiptit. Së dyti, sepse kjo piramidë është ndërtuar nga ilirët dhe baza materiale e përdorur ka qenë beton, duke demonstruar se 12.350 vjet më parë, kur është ndërtuar kjo piramidë, civilizimi ilir ka qenë dukshëm më i përparuar se qytetërimet e tjera, transmeton “Zhurnal”.
Dr. Semir Osmanagic, arkeolog boshnjak, e pohoi këtë fakt në dokumentar, si dhe vlerësoi se në qoftë se kjo piramidë do të zbulohej tërësisht (sepse ajo është mbuluar me dheun ku rriten barishtet), atëherë historia botërore do të ndryshonte, sepse ilirët dhe kultura e tyre ka qenë më e zhvilluara. /Telegrafi/