fbpx
Lajme

“Planin që i kanë ofruar Kurtit, Thaçi e ka refuzuar para shpalljes së Pavarësisë”

Aktivisti, njëherësh ish luftëtari i Batalionit të Atlantikut z. Uk Lushi ka treguar se planin franko-gjerman e ka refuzuar Kosova para shpalljes së Pavarësisë.

Ai në një koment në facebook, ka shkruar se “qeky plani sipas modelit të dy ish-Gjermanive është refuzuar para pavarësisë më 2008. Nuk e di a je i painformuar apo ke harruar!”

Njëkohësisht deputeti Hisen Berisha ka shkruar se;

Ky plan për veriun, në ketë format, ju ka ofrua edhe presidentit Thaçi ta pranoj por nuk e ka pranua.

Teme shqetësuese, aktuale po ngritët skadimi i afatit të vendosur nga qeveria për “targat” dhe çka me kërkesën e të dërguarit të DASH për shtyrjen e afatit?!

Lidhur me vendimin e qeverisë për targa, PDK-ja ka dalur në mbështetje të qeveris në zbatim të ligjit për targa,

Por Unë si deputet kam dysheme në sinqeritetin e kryeministrit lidhur me këtë vendim!

Ne, historikisht kur jemi harmonizua me partnerët Amerikan, si sponzorizuesit kryesor të pavarësisë, kemi dalë fitimtar.

Edhe pse unë dhe Partia Demokratike e mbështesim zbatimin e ligjit, se prap unë kërkoj të harmonizohemi me partneret tanë për çdo veprim,

Në të kundërtën qysh thash unë kam dyshimet e mija se Albin Kurti në harmonizim me Vuçiqin, dëshirojnë eskalim të situatës që do të prodhoj viktima. Pastaj do të dalin të dy, si shpëtimtar duke pranua një “plan” të dëmshëm për Kosovën.

Ketë supozim timin e mbështes në rrethanat që u krijuan me rastin e marrëveshjes për Lëvizje të lire, ku nga një eskalim i situatës, kryeministri Kurti beri një marrëveshje të dëmshme dhe anti kushtetuese, si ajo për lëvizje të lirë legalizimi dokumenteve të leshura nga Serbia për qytetar të Kosovës dhe me ketë veprim e futi Serbinë në Kosovë.

Prandaj edhe në rastin e targave kam frikë se Kryeministri për t’ia shitur opinionit marrëveshjen e dëmshme të planit Franko-Gjerman dhe asociacionin me kompetenca ekzekutive, do bëj marrëveshje me Serbin në emër të menaxhimit të situatës se eskaluar.

Sot, flitet në qarqe të ndryshme që ky plan në ketë format, ju ka ofrua edhe presidentit Thaçi ta pranoj por nuk e ka pranua. Kjo flitet, në qarqe të ndryshme se mos pranimi i këtij plani edhe e ka dërgua në Hage, sepse është kushtëzua me të dhe tash që dy vite po mbahet, pa arritur të përfundojnë aktakuzën për të.

Por, presidenti Thaçi e sakrifikoj vetën e jo Kosovën, qysh ka bërë Albin Kurti prej ditës që ka dal në skenë, duke e sakrifikua Kosovën e jo vetën.

Të marrim një Shembull, që prej ditës së parë që ka dalë në skenën politike një herë me “KAN” e pastaj me VV, çdo të arritur të Kosovës e ka mohuar, pra çdo proces pozitiv që e ka bere Kosova.

Të arriturat e Kosovës për 20 vite kanë qenë monumentale por duhet shikuar se si arriti që ta shes një të pa vërtetë të madhe, se ishin 20 vjet shkatërrim?! Kjo retorikë lajthitëse imponon pyetjen se kush ja financoj ketë stërkeqje të Kosovës?!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close