fbpx
Lajme

“Policia ka vdekur për së gjalli”, “S’kanë asnjë gram patriotizëm”, “I shikojnë muskujt në pasqyrë”, “S’ka shpresë për këtë polici” – deklaratat skandaloze të Albin Kurtit për Policinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin dje Policia e Kosovës e “nxorri me fytyrë” nga humnera që kishte rënë si pasojë e politikës së tij, sot e dje i lavdëroi ata për profesionalizmin e treguar. Por, veç pak vite më parë, Albin Kurti i veshur me petkun e opozitarit, s’kursente fjalët më të këqija dhe përçmuese për policët kosovarë, shkruan Demokracia.com.

Ai e deklaronte Policinë e Kosovës të vdekur për së gjalli.

“Po a e dinë ku unë e kam pa që në njëfarë mënyre kjo Policia jonë ka vdekë për së gjalli. Tetë mijë policë i kemi. A është ashtu? Shoktë e tyne ua dënuan. Asnjë polic nuk e çeli gojën. Kjo tregon se prej policit të thjeshtë e deri te Drejtori i Policisë, deri të Sindikata e Policisë, kanë vdekë për së gjalli”, thoshte Kurti në vitin 2016.

Në kohën kur s’i pëlqente asgjë e ndërtuar me mund në shtetin e Kosovës, Kurti thoshte se kësaj policie nuk i ka mbetur asnjë gram patriotizëm.

“Prandaj, unë nuk kam shpresë për sundim të ligjit prej kësaj policie, që nuk i ka mbetur asnjë gram patriotizëm. Vazhdimisht është folur në Kosovë se qysh sistemi i drejtësisë është i korruptuar, është i kapur edhe disi është amnistuar Policia. Ama jo Policia është keë shumë?”, thoshte Kurti.

Madje, ai shprehej se Policia është shumë keq e korruptuar dhe e kriminalizuar.

Kurti i përçmonte pjesëtarët e Policisë, duke thënë se ata gjithë ditën shikohen në pasqyre sa u janë fryrë muskujt për t’i sulmuar të rinjtë ‘thatanikë’’ të Kosovës.

“Tash ‘nonstop’ i ki në xhip, të rrethuar me pasqyra duke i shikuar muskujt e vetvetes dhe duke u forcuar fizikisht për trupat thatanik të rinisë kosovare.”, tha ai. /Demokracia.com/

Dëgjoni deklaratat përçmuese të Albin Kurtit kundër Policisë së Kosovës:
https://www.facebook.com/watch/?v=1645024052651052

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close