fbpx
Lajme

Ismaili: Derisa u zbulua spiuni francez, NATO në Koshare gjuajti në terren të thatë

Ish-ushtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kishte rrëfyer edhe disa probleme që kanë pasur me NATO-n gjatë Betejës së Koshares.

Ismaili thotë se deri në momentin kur është zbuluar spiuni francez, sulmet e NATO-s në Koshare kanë qenë të paralajmëruar për serbët.

“Deri u zu spiuni francez, çdo fluturim mbi Koshare që ka pasur qëllim sulmin ndaj forcave serbe, serbët e kanë ditur”.

Ish Deputeti i PSD-së, thotë se pas zbulimit të spiunit francez, gjendja në terren ndryshoi.

“NATO e kuptoi se deri në atë kohë ka gjuajtur bomba ne terren të thatë. Ne kemi pasur raste kur maketat e tankeve janë vendosur e NATO ka gjuajtur në to”.

Ismaili thotë se më pas u intensifikuan sulmet e NATO-së dhe koordinimi ishte më i mirë, e në anën tjetër shpërtheu kufiri në Pashtrik dhe Serbia u dorëzua. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close