fbpx
Lajme

Politikanët serbë në zi për vdekjen e Dick Marty, kërkojnë emërimin e një rruge në Beograd me emrin e tij

Disa politikanë serbë kanë njoftuar dje për vdekjen e ish-senatorit dhe prokurorit zviceran Dick Marty, i cili si raportues special i Këshillit të Evropës ka shpifur ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryetarja e partisë Zavetnici, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në rrjetin social X ka shkruar se Marti ka qenë prokuror që ka bërë kallëzim për krimet e pretenduara të UÇK-së, kidnapime, vrasje dhe trafikim organesh në “Shtëpinë e Verdhë”.

“Në Serbi emri dhe mbiemri i tij do të jenë sinonim i drejtësisë dhe i së vërtetës. Unë propozoj që një rrugë në Beograd të emërtohet me emrin e tij”, tha Gjurgjeviq Stamenkovski.

Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, shkroi shkurt “U prehsh në paqe Dik Marti (1945-2023)”.

Edhe zyrtari i Partisë Popullore Stefan Jovanoviq ka shkruar se Marti ishte autor i një raporti për trafikimin e organeve në Kosovë “në të cilin ishte përfshirë UÇK-ja”.

“Një herë ai zbuloi një raport për përfshirjen e anëtarëve të UÇK-së në rrëmbime, vrasje dhe trafikim organesh të serbëve në Kosovë dhe në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri”, tha Jovanoviq.

Ish-ministri për përkujdesje familjare dhe demografi, Ratko Dmitroviq, vlerësoi se Evropa nuk ka “asnjë person më të nderuar dhe as më të guximshëm” për ta zgjidhur “problemin e Kosovës” se Dick Marty.

“Atij i qoftë lavdia e përjetshme”. Serbëve u takon ta kujtojnë atë, përderisa kujtimi i tyre u shërben”, tha Dmitroviq.

Raporti i Martit i vitit 2010 ishte pika fillestare për hetimin që çoi në formimin e një gjykate speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së në Hagë, e cila padit komandantët kryesorë, përfshirë Hashim Thaçin, ish-presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close