fbpx
Lajme

Vjosa Osmani: Kosova shkon në dialog edhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omani, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur që të shkojë në dialog me Serbinë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke.

“Në këtë proces, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që në qendër të saj ka njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, ka thënë Osmani.

“Si presidente mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje”.

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është një nga prioritetet më të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar që tejkalon përmasat lokale”, tha Osmani, duke shtuar se “është e rëndësishme që të punohet me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se anëtarësimi i Kosovës është tejet i rëndësishëm për rajonin”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close