fbpx
Lajme

Prokurori Reshat Millaku në 1988 i kishte mbledhur provat ku ishte dënuar Tahir Zemaj për drogë

Më 13 korrik 1988 ishte dhënë fjala përfundimtare për të akuzuarit në rastin e prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

Të akuzuarit në këtë rast ishin edhe Tahir Zemaj dhe Sejdi Rama. Rastin e kishte hetuar prokurori Reshat Millaku.

“Njëzet e pesë të pandehurit kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dhe vepra të tjera penale që i ngarkohen (ryshfet, fshehje). Kështu tha sot në Prishtinë, Reshat Millaku, në fjalën e tij përfundimtare me datë 13 korrik 1988.

Reshat Millaku ndër të tjera kishte folur edhe për Sejdi Ramën e Tahir Zemajn, ku tha se me shpërndarjen e narkotikëve si oficerë të APJ-së është njollosur reputacioni i APJ-së.

“Të akuzuarit ish-oficerët e APJ-së, Sejdi Rama dhe Tahir Zemaj, janë aq më shumë përgjegjës për njollosjen e reputacionit të APJ-së”, tha në fund Reshat Millaku.

Se Tahir Zemaj ishte trafikant i drogës, Adem Demaçi e kishte treguar publikisht.

Provat e siguruara nga Reshat Millaku për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës nga Tahir Zemaj ishin konfirmuar edhe nga Gjykata ku Tahir Zemaj ishte dënuar me burg.

Në faqen 45 dhe 46 të librit të cilin e ka siguruar Epilogu janë dokumentar dënimet e oficerit të ndjerë Tahir Zemaj.

Në aktakuzë thuhej se “i akuzuar Sejdi Rama… ka cekur se me rasti e qëndrimit në SHBA, te Demir Desku, në Dallas, me të cilin është njohur edhe më parë, ka kuptuar se ai merret me tregi me narkotikë, andaj, pasi që është njoftuar me të akuzuarin Tahir Zemaj dhe ka parë se ky luan bixhoz, këtij i ka thënë se e ka njeriun në Amerikë, të cilit mund t’i shesë narkotikë, ndërsa i akuzuari Tahir Zemaj i ka thënë se përmes disa personave në Prishtinë mund ta sigurojë narkotikun…”

Në Aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës të vitit 1988 përmendet edhe deklarimi i Tahir Zemajt, ku thuhet “… para personave të autorizuar zyrtarë… , pa asistimin e mbrojtësit, i akuzuar Tahir Zemaj e ka dhënë deklaratën e tij, duke cekur se ky dhe i akuzuari Sejdi Rama, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0.5 kg narkotik, e pastaj e kanë marrë si hua edhe 1 kg,. në kohë dhe mënyrë ashtu siç i akuzuari Sejdi Rama cekë në mbrojtjen e tij.

Tahir Zemaj kishte thënë se këtë e ka bërë këtë duke i shërbyer Sejdi Ramës sepse ka menduar se ky i fundit është duke i kryer disa detyra speciale për SPBR, SPBF për të përgjuar rrjetin e drogës.

I akuzuari Sejdi Rama… ka cekur se “pas asaj, përmes të akuzuarit Muhamet Metaj kanë rënë në kontakt me Daut Kadriovskin, e këtë fakt nuk e kontestojnë as i akuzuari Tahir Zemaj e as i akuzuari Muhamet Metaj, kështu që këta dy janë marrë vesh me Daut Kadriovskin, i kanë tubuar të hollat dhe, në Prishtinë, në afërsi të restaurantit “Rugova” kanë blerë nga Daut Kadriovski 0.5 kg narkotikë të cilën ai pastaj ia ka çuar Demir Deskut në Dallas, e nga ai kanë fituar 18.000 dollarë, nga të cilët të akuzuarit Tahir Zemaj ia ka dhënë 14.000 dollarë e për vete i ka ndalur 2.500 dollarë dhe i ka llogaritur shpenzimet e udhëtimit”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close