fbpx
Lajme

Pse militantët e VV-së gëzohen pas ftesave dhe arrestimeve të Gjykatës Speciale?

Sot, Gjykata Speciale ka informuar se ka arrestuar ish luftëtarin e orëve të para z. Salih Mustafa. Gjykata Speciale është formuar pas raportit të senatorit Dick Marty. Më pastaj është votuar në Këshillin e Evropës.

Gjykata Speciale ka qenë punë e kryer. Nëse nuk do të votohej në Kosovë, sigurisht do të votohej në OKB (sikur ka ndodhur në disa vende Liban etj.)

Por, pas arrestimit të sotëm, kanë shpërthyer komentet e shumta nga militantët e Vetëvendosjes, shumica me adresa fallso në përkrahje të Gjykatës Speciale dhe në goditje të figurave të larta të UÇK.

Disa komente ishin “shkoft e mos u ktheft” e disa të tjera shfaqnin urrejtjen e madhe ndaj UÇK.

Por, nga buron i gjithë ky mllef dhe frustrim. A është e dirigjuar direkt nga Albin Kurti?! Gjykata Speciale është votuar në vitin 2015, por në vitin 2017 ka pasur një iniciativë për ta shfuqizuar. Pikërisht ishte LVV subjekti i cili e pamundësoi shfuqizimin e Speciales.

Nuk duhet harruar fakti që pikërisht zyrtarët e VV-së kanë akuzuar krerët e UÇK për krime të ndryshme gjatë dhe pas luftës. Klima ishte mbjellur me kohë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close