Lajme
Qytetarët e Shqipërisë reagojnë masivisht: E turpshme, do ta zë mallkimi i babait
Gjatë ditës së djeshme, është publikuar një video ku Kryediplomatja Donika Gërvalla – Schwarz kishte thënë se ajo personalisht do të mbledhë materiale e dokumente për t’i dërguar në Gjykatën Speciale.
Përpos qytetarëve të Kosovës, masivisht reaguan edhe qytetarët e Shqipërisë duke e akuzuar rëndë kryediplomatën se po mban anën e Serbisë kundër UÇK-së. Ata shprehen të habitur se si vajza e Jusuf Gërvallës mund t’i flas këto fjalë. Po ju sjellim mendimet e shumë qytetarëve nga Tirana, Vlora, Gjirokastra, Tropoja e qytete tjera të Shqipërisë.