fbpx
Lajme

Xhelal Sveçla i jep leje për të lëvizur Jabllanovicit, i cili i quajti ‘egërsira’ nënat gjakovare

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka dhënë leje për lëvizje të lirë në tërë territorin e Kosovës, Aleksandar Jabllanovicit, serbit që i quajti nënat gjakovare ‘egërsira’, shkruan Gazeta Metro.

Serbit Jabllanovic, të cilit Vetëvendosje kishte mbajtur protesta pasi deklaratave skandaloze në drejtim të nënave gjakovare dhe ku u shkarkuar atë kohë, Sveçla ia ka bërë një dhuratë sot.

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanovic, nga sot mund të lëvizë lirshëm në tërë territorin e Kosovës, pas lejes së dhënë nga Sveçla.

Lajmin për dhënien e lejes për të lëvizur e ka publikuar këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

Behramaj ka shkruar se Qeveria Kurti po i jep leje Jablanovicit që dikur protestonin për shkarkimin e tij dhunshëm, kurse po kërcënon se do të arreston deputetë dhe ka izoluar qytetarët, shkruan Gazeta Metro.

Postimi i plotë nga Behrami:

Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i paska dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira. Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme gjithandej Kosovës, duke e djegur në fund edhe objektin e Qeverisë. Tash qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre!//gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close