fbpx
Lajme

Reagon Rusia: Udhëheqësit e kosovarëve e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova iu është përgjigjur tensioneve të së dielës në veri, duke thënë se plani i Kosovës për të kërkuar dokumente të përkohshme për serbët “është një hap drejt dëbimit të tyre nga Kosova”.

Zakharova i është drejtuar Prishtinës, si dhe ShBA-së e BE-së, që të ndalojnë provokimet e të respektojnë të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Rusia i bën thirrje Prishtinës dhe SHBA-ve dhe BE-së që qëndrojnë pas saj që të ndalojnë provokimet dhe të respektojnë të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka thënë Zakharova.

Jerusalem Post, më tej shkruan se Zakharova ka thënë që arsyeja e këtyre tensioneve vjen nga Perëndimi që dëshiron të neutralizojë Beogradin me duart e shqiptarëve të Kosovës.“Udhëheqësit e kosovarëve e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur bëhet fjalë për sulmin e drejtpërdrejtë ndaj lirive të tyre, dhe qëllimisht do të përshkallëzohen për të nisur një skenar ushtarak. Natyrisht, Beogradi është gjithashtu në ballë të sulmit, të cilin Perëndimi dëshiron të ‘neutralizojë’ me duart e shqiptarëve të Kosovës”. /paparaci/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close