fbpx
Lajme

Gjenerali Clark ua prezanton Thaçin nipave të tij: Ky është heroi i Kosovës (VIDEO)

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili 20 vjet më parë udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ishte pritur nga liderët institucionalë të Kosovës.

Pasi u uron mirëseardhje gjeneralit Clark, Thaçi siç shihet në video i përshëndet edhe gruan dhe nipat e gjeneralit. “Mirë se vjen gjeneral, mirë se vjen”, i thotë Thaçi nga larg gjeneralit Clark.

Ndërsa, Clark më pas fillon t’ia prezantojë familjes dhe nipave Thaçin. “Presidenti Thaçi, ky është heroi, ky e bëri këtë të mundur. Ishte shumë i ri, kishte një ëndërr, luftoi për të dhe e bëri”, tha Clark, duke iu prezantuar nipave të vegjël Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, presidenti Thaçi dëgjohet duke u thënë se heroi i Kosovës është Wesley Clark. Gjenerali Clark gjatë ditës është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”. /Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close