fbpx
Lajme

Rexhep Qosja: Shtëpinë Rugova e ka blerë në mënyrë korruptive, shtëpi e madhe dhe luksoze

Akademik Rexhep Qosja, ka mbajtur shënime personale për mbi gjysmë shekulli. Ai në librin e tij, dëshmitar në kohë historike, vëllimi 7, ka publikuar ngjarjet e vitit 1990-1998.

Rexhep Qosja njihet si një nga kritikët më të mëdhenj të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Me 2 shkurt 1999, ai kishte shkruar në ditarin e tij personal për një takim me presidentin Ibrahim Rugova, takim ky i mbajtur në shtëpinë e këtij të fundit. Ai atë kohë e akuzon rëndë presidentin Rugova për shtëpinë e tij, e cila sipas Qosjës është blerë duke e keqpërdorur djersën e popullit.

2 shkurt 1999 / Rexhep Qosja:

Erdhi kush s’e pres në asnjë mënyrë: erdhi sekretari i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci.
E ka çuar Ibrahimi. Dëshiron të shihemi në shtëpinë e tij.
Kemi qenë shokë e bashkëpunëtorë në Institutin Albanologjik dhe nuk e do rendi të refuzoj kërkesën e tij.
Në orën trembëdhjetë shkoj në shtëpinë e tij.
S’jemi parë që shtatë vjet, pos në një takim të shkurtër, prej afër një ore, diku në pranverën e vitit 1998.
Shtëpia e Ibrahimit është një shtëpi e re , e madhe dhe luksoze.
Është blerë prej Lidhjes Demokratike a prej Qeverisë në ekzil – nuk e di sigurt prej kujt! Domethënë është blerë në mënyrë korruptive!
Është e pajisur me mobile të mira, gjithsesi të shtrenjta.
Ka ngrohje me radiatorë.
Kushte jetësore që para se të bëhet kryetar i LDK-së nuk ka mundur as t’i ëndërrojë.
Komfor i arritur me keqpërdorimin e djersës së popullit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close