fbpx
Lajme

Veseli luan basketboll në zyrë, nuk është i saktë në gjuajtje

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po gjen kohë edhe për të bërë sport. Ai madje këto aktivitete po i zhvillon në zyrën e tij në Kuvend.

Gjatë ditës së sotme kryekuvendari Kadri Veseli, ka pritur në zyrën e tij, Zyrtarin Kryesor Operues (COO) i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash.

Zyrtarët amerikanë kanë ardhur në Kosovë për të lansuar programin e tyre i cili i jep Kosovës 49 milionë dollarë. E ky fond i madh duket se e ka gëzuar edhe kryekuvendarin Veseli, i cili në zyrën e tij përveç tjerave në një moment relaksi ka luajtur edhe basketboll, një sport i popullarizuar në Amerikë.

Lojën e basketbollit, Kadri Veseli po e praktikon në Kuvendin e Kosovës. Por në bazë të videos së publikuar nga mediet, Veseli nuk duket se po e luan mirë këtë sport. Nga shënimi në kosh e pati një dështim.

Në vazhdim keni videon ne të cilën kryeparlamentari Veseli shihet duke u relaksuar duke luajtur basketboll:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close