fbpx
Lajme

Ish-kryeministri italian: Rugova ka qenë shumë i vendosur për lirinë e popullit të tij

“Personalisht e kam marrë në telefon Sllobodan Millosheviqin për të kërkuar lirimin e Ibrahim Rugovës”, ka thënë ish-kryeminstri i Italisë, Massimo D’Alema, duke shpjeguar mënyrën e nxjerrjes të ish-presidententit të Kosovës nga arresti shtëpiak gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur në Info Magazine, ai e ka cilësuar Rugovën si luftëtar jo të dhunshëm, duke mos kursyer krahasimin madje edhe me liderin paqësor indian për çlirim nga kolonializmi britanik, Mahatma Gandi.

“Ne punuam për ta liruar Rugovën. Ai ishte në arrest shtëpiak. Kemi biseduar unë dhe ministri i jashtëm (në telefon me Millosheviqin). Në fund ai u bind që ta linte të lirë”.

“Ne shkuam ta merrnim atë dhe familjen e tij. Pastaj ata erdhën në Itali. Ai ishte person shumë interesant. Fliste frëngjishte shumë elegante. Ka qenë shumë i vendosur për lirinë e popullit të tij. Ishte njeri i paqes. Unë kam njohur udhëheqës tjerë të Kosovës që ishin luftëtarë. Ai nuk ishte i tillë. Ishte luftëtar jo i dhunshëm; një figurë si Gandi, pak a shumë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close