Lajme
Sa ishte deputet i VV-së, Sali Salihu ka privatizuar 96,681.00 metra katrorë tokë bujqësore
Ish eputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” nga Vitia, Salih Salihu, ka privatizuar 96,681.00 metra katrorë tokë bujqësore, të cilën e ka blerë 310 mijë euro. Toka është blerë në kohën sa ka qenë deputet, ose saktë më 17 mars 2014 në Valën e 59-të të Privatizimit.
Pasuria e Salihut nuk figuron në deklarimin e Kundër Korrupsionit për vitin 2015, ndërkohë në vitin 2014 pasurinë e ka deklaruar pak më herët që të blejë tokën nga AKP-ja dhe në atë kohë në llogarinë bankare i figuronin vetëm 6 mijë euro para të gatshme.