fbpx
Lajme

S’është Grenelli, ambasada e Biden ia bënë stop Albulena Haxhiut: S’mund të udhëtosh njëherë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do ta ketë të pamundur udhëtimin përtej oqeanit, ashtu siç e kishte planifikuar.

Këtë ka arritur ta mësojë Nacionale përmes burimeve të veta.

“Ministrja Haxhiu tashmë është njoftuar nga ne për pamundësinë që ajo të udhëtojë. Kjo është bërë vetëm para pak çastesh”, tha një burim pranë Ambasadës Amerikane për Nacionalen.

Ky refuzim i vizës vie pas kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve ndërkombëtare për shtyrje të vendimit për targa, vendim ky që ka prodhuar zhvillimet e fundit.

Në anën tjetër, ishte Reporteri.net, që jo shumë kohë më parë shkroi rreth kësaj çështjeje.

Sipas mediumit gjegjës, ambasadori Hovenier në një takim me gazetarë ka folur rreth kërkesës së Haxhiut për vizë, duke shtuar se një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

“Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me disa gazetarë të pritur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë”.

Veç kësaj ai shtoi se momentalisht nuk është koha për të udhëtuar, kjo për shkak të krizës në të cilën gjendet vendi.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”

Gjatë ditës ndërkaq, shefi i kabinetit të Haxhiut, përmes rrjetit social “Facebook” tentoi t’i mohojë lajmet rreth një refuzimi potencial, pasi zërat për një gjë të tillë veçse qarkullonin.

“Me ftesë të autoriteteve Amerikane, në muajin dhjetor të këtij viti, Ministrja Haxhiu planifikon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës vizitë do të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera”, shkruante ai gjatë ditës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close