Lajme
Salla e vogël për t’i zënë të rinjtë në Prizren, brohoritje pafund “Shaqa po vjen, Shaqa po vjen”
Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një tubim i PDK-së në Prizren me të rinjtë e qytetit të Prizrenit. Nga pamjet e siguruara duket se salla ishte shumë e vogël për t’i zënë të gjithë mbështetësit e Shaqir Totajt në këtë tubim.
Poashtu, edhe nënkryetari i PDK-së z. Uran Ismaili ka mbajtur një fjalim ku ka thënë se “ma gjallë se këtu s’ka hic”.
Ndërsa, Kandidati i PDK-së z. Shaqir Totaj ka shkruar se “Takim madhështor me rininë e Prizrenit – forcën që po i prinë ndryshimit në qytetin tonë.Faleminderit nga zemra .
Shumica e analistëve nëpër studiot e ndryshme televizive e kanë parashikuar fitoren e z. Totaj në Prizren.