fbpx
Lajme

Sami Lushtaku: Fotografinë e Ibrahim Rugovës e kam mbajtur në lokal, jemi përleshur me policinë

Sami Lushtaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, ka befasuar me fjalët e tij për Ibrahim Rugovën.

Ai ka thënë se ka mbajtur fotografin e Rugovës në lokalin e tij në Skenderaj, madje ka thënë se ka votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992.

 “Po, po pa dyshim se e kam votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992, bile e kam pasur edhe fotografinë e tij në lokal në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku, në T7.

Ai ka treguar se për këto raste ka pasur edhe telashe me policinë.

“Bile për këto votime jemi përleshur edhe me policinë e atëhershme”.Ai megjithatë ka thënë se Politika pacifiste e Rugovës nuk do ta çlironte vendin dhe për këtë në 1996 kishte mbajtur grevë në diasporë kundër politikës së Presidentit Ibrahim Rugova.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close