Sami Lushtaku në 2013 mori 17,825 vota, Bekim Jashari në 2017 me ndihmën e PDK-së 13,982
Zgjedhjet lokale po afrohen. Debate e analiza të shumta po zhvillohen gjithandej. Debat dhe garë e ashpër pritet të zhvillohet edhe në Qytetin e Skënderajt. Kryetarit të PDK-së z. Sami Lushtaku iu pamundësua garimi për Kryetar të Komunës së Skënderajt.
Por, Sami Lushtaku në vitin 2013 mori gjithsej 17,825 vota, ndërsa kryetari aktual i Skënderajt z. Bekim Jashari edhe pse e kishte mbështetjen e plotë të PDK-së, mori 13.982 vota. Sami Lushtaku në vitin 2009, fitoi 25,017 vota.
Tani, kandidat i PDK-së do të jetë z. Fadil Nura i cili është edhe deputet i PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sami Lushtaku ka akuzuar krerët e shtetit, konkretisht Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani se kanë ndikuar në organet gjyqsore për t’ia pamundësuar garën.