Shala: Përkrahja e Kurtit ndaj Blerim Rekës është kryesisht e natyrës private, romantike, dhe…
Behxhet Shala, Kryetar i KMDLNJ-së, ka publikuar një shkrim në mediumin “Epoka e Re”, ku e kritikon ashpër politikën përçarëse të Albin Kurtit, së fundmi edhe në Maqedoninë e Veriut.
Në fillim të shkrimit, ai flet edhe për mbështetjen që Albin Kurti ia kishte dhënë Blerim Rekës për president të Maqedonisë së Veriut. Ajo çfarë bie në sy është një kritikë jo e zakonshme e Behgjet Shalës ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në shkrim ka lënë të kuptohet se ai di diçka përtej politikës për kryeministrin Albin Kurti.
“Më herët përkrahje të parezervë kishte Blerim Reka që tani është konsull i Kosovës në ShBA, ishte ministër i Maqedonisë së Veriut në Bruksel (NATO) sikur që ishte edhe ministër jetëshkurtër në qeverinë Kurti 1. Albin Kurti e përkrahë Blerim Rekën, jo si politikan apo se ky është kombëtar i madh, po përkrahja është kryesisht e natyrës private, romantike dhe…”, ka shkruar ndër të tjerash Behgjet Shala në shkrimin e tij.
Behgjet Shala në këtë shkrim ka lënë të hapura shumë enigma se cila është lidhja romantike që e lidhë kryeministrin Kurti me Blerim Rekën.
Shkrimin e plotë e gjeni këtu: https://www.epokaere.com/kontabilisti-i-albin-kurtit-dhe-nenad-rashiqit/