fbpx
Lajme

Sulm terrorist në Nju York, kamikazi inspiruar nga ISIS plagos veten dhe 3 persona tjerë

Një bombë ka shpërthyer në stacionin e metrosë mëngjesin e sotëm në New York. Në këtë sulm, që autoritetet e rendit e konsiderojnë si terrorist, kamikazi i inspiruar nga ISIS-i ka marrë lëndime të rënda, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe tre të tjerë.

Mëngjesin e sotëm, në Manhatan, qendrën më të frekuentuar në Nju Jork, ka ndodhur një sulm, i dyshuar si terrorist.

AMP:

Sulmuesi, 27-vjeçar, ka shpërthyer bombën, prej ku ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë. Policia më pas e ka arrestuar kamikazin.

Njoftimet e para thonë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë artizanale e ndërtuar me tub metalik, por policia tha se kjo ende nuk është sqaruar.

Tre linja të metrosë po evakuohen dhe disa të tjera po e anashkalojnë stacionin në Rrugën 42, që ndodhet në zemër të Sheshit Time të Manhatanit, një destinacion popullor për turistët.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close