fbpx
Lajme

Shefi i BIA-s serbe: Kurti kur ishte në burg, tregoi gjithçka që dinte për UÇK-në dhe shokët e tij

Politikani serb, Aleksandër Vulin ka dalë me një pretendim të çuditshëm, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar gjithçka që dinte për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij, gjatë kohës sa ishte në burg në Serbi.

Siç citohet nga mediumi serb “Novosti”, Vulini ka akuzuar Kurtin se është frikacak dhe se urren serbët.

“Vetëm një hipokrit dhe gënjeshtar si Kurti mund ta akuzojë Serbinë se është fajtore për destabilizimin e Kosovës. Po gënjen aq sa është i frikësuar, Kurti po dëshiron ta gjejë fajtorin për dështimet me deklaratat e tij. Çfarëdo që thotë Kurti, nuk mund ta fshehë frikën dhe kompeksin e tij nga Aleksandër Vuçiq. Prapa çdo vendimi të Kurtit, është urrejtja për serbët dhe kompleksi i një burri të pasuksesshëm dhe gënjeshtarë që e urrën më shumë Vuçiqin se sa që e do Kosovën”, ka thënë ai.

Vulin nuk është ndalur me kaq, duke pretenduar se kryeministri Kurti kishte treguar gjithçka që di rreth bashkëpunëtorëve të tij dhe UÇK-së.

“Një gënjeshtar dhe një i dobët që në burgun serb tregoi gjithçka që di rreth bashkëpunëtorëve të tij dhe UÇK-së. Frika që ndjeu atëherë, nuk e ka lënë asnjëherë”, ka thënë ai.

Vulin njihet për deklarata të pamatura dhe që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Kjo deklaratë e tij ndërkaq, vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. /nacionale:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close