Shoku i burgut: Prezenca e Kurtit ia ka bërë më të lehtë të burgosurve qëndrimin aty
Tetëmbëdhjetë vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit, flet Liburn Aliu me të cilin Kurti ndau qelinë.
Këtë të shtunë janë bërë tetëmbëdhjetë vite prej kur Albin Kurti u lirua nga burgu i Nishit.
Për rreth dy vite ai qëndroi në qeli për shkak të bindjeve, qëndrimeve dhe aktivitetit politik qëkishte në kohën e regjimit serb.
Me 7 dhjetor të vitit 2001 erdhi lajmi përlirimin e tij pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politik të regjimit serb.
Por këtë moment lirimi nuk e gëzoi Albin Kurtin.
E përvojën që kishte kaluar brenda mureve të burgjeve në Prishtinë, Lipjan, Pozharevc e Nish nuk pushoi së rrëfyeri.
Madje së fundi, ish deputeti i VV-së, u rrëfye edhe në Kuvendin e Kosovës për torturat që kishte përjetuar.
E në atë kur, Kurti nuk ishte në liri një qeli burgu ndante me Liburn Aliun, që tash atë e ka edhe në parti.
Aliu, tregon për T7 se si Kurti e kalonte ditën në burg.
Sipas tij, Prezenca e Kurtit ia ka bërë më të lehtë të burgosurve qëndrimin aty.
Ai thotë se e vetmja mënyrë që dallohej Kurti nga të tjerët, ishte diskutimi, retorika, njohuritë e informacioni që kishte.
Aliu thekson se Kurti nuk e kishte menduar veten në rolin e një kreu shteti.
I vetmi synim i tij ka qenë të jetë aktiv në një lëvizje qytetare për të shtyrë vendin drejt pavarësisë.
Kurti aktualisht është njeriu më i votuar në Kosovë me 185 mijë vota nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.