fbpx
Lajme

“Surroi ndryshoi tinëzisht marrëveshjen, Autonomi pa Pavarësi”, Thaçi i shastisur hyri në sallë dhe e parandaloi

Libri “Lindja e një demokracie dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai i cili kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit Kouchner.

Në një kapitull ai tregon për lojën e Veton Surroit për të pranuar autonominë në kuadër të Jugosllavisë në Konferencën e Rambujesë. Këtë gjë e kishte hetuar dhe parandaluar Hashim Thaçi si kreu i delegacionit në Rambuje.

Në kapitullin “Loja e Veton Surroit”, ai tregon;

“Konferenca ishte në orët e saj të fundit. Secili delegacion duhej t’i përgjigjej letrës së marrëveshjes së propozuar nga Grupi i Kontaktit. Në pritje, Hashim Thaçi doli të bënte disa hapa në korridor, dhe pak më pas pati befasinë që të shihte Christofer Hillin dhe Wolfgang Petrischin duke iu afruar për ta përgëzuar për pranimin e marrëveshjes së tillë siç e kishin propozuar në letrën e tyre. Veton Surroi, sapo e kishte marrë, treguan ata, dhe ishte duke e përkthyer. Kjo do ta bënte ende më të lehtë miratimin nga ana e palës serbe, shtuan ata. I shastisur, Hashim Thaçi hyri në sallë dhe zbuloi atëherë tekstin e letrës së përbashkët për të dyja palët, që ai duhej t’ia përcillte Grupit të Kontaktit.

<<Palët e kanë pranuar sot marrëveshjen bazë dhe kapitujt politikë për paqen dhe qeverisjen autonome të Kosovës. Ato pranojnë një trupë civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, siç është rënë dakord në Rambuje, trupë e cila do të jetë e ngarkuar me zbatimin dhe respektimin e marrëveshjes së përkohshme>>.

Ky tekst nuk e përmendte askund shndërrimin e UÇK-së apo referendumin për pavarësi: shefi i palës kosovare (Hashim Thaçi) nuk pranoi të nënshkruante dhe deshi të dinte se kush e kishte dhënë pëlqimin e delegacionit pa folur me të. Veton Surroi ndenji i heshtur dhe s’mundi të jepte asnjë shpjegim. Të gjithë e dinin se ai kishte deklaruar se ishte i kënaqur me autonominë dhe e kuptuan se kishte lujtur prapa shpinës së delegacionit. Dhe kur Madeleine Albright hyri në sallë për të marrë letrën e marrëveshjes që të shkonte t’ia çonte palës serbe, Thaçi e njoftoi se, pa përmendjen e referendumit, delegacioni i tij s’mund ta firmoste këtë tekst”
.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close