fbpx
Lajme

Vulin: Kadri Veseli është terrorist shqiptar, kriminel i padënuar

“Kadri Veseli, një terrorist shqiptar, kriminel i padënuar, sigurisht që dëshiron të bëjë gjithçka për të ndërprerë çdo mundësi të dialogut. Kur një terrorist shqiptar dëshiron të ndjekë penalisht njerëzit mbi të cilët ka kryer krime, atëherë kjo nënkupton se kjo botë nuk mund të ekzistojë nëse nuk vendoset drejtësia”, u shpreh Vulin.

Vulin ka shkuar edhe më tutje duke pyetur të gjithë ata që e kritikuan për idenë e korrigjimit të kufijve se a dëshirojnë të jetojnë me siç është shprehur Veselin dhe “terroristët shqiptarë”.

“A dëshironi edhe me të të pajtoheni? A është ky koncepti i pajtimit për të cilin po flisni, që Kadri Veseli gjykon serbët për krimet që ka kryer vetë? Sa më shpejt që të ndodhë korrigjimi, sa më shpejt që të ndahemi me të gjithë terroristët shqiptarë, aq më parë do të dënohen. Ne do të jemi në gjendje t’i gjykojmë më parë. Kur një ditë ne do të jemi në gjendje të dallojmë veten me terroristët shqiptarë, me Kadri Veselin dhe të ngjashëm, sapo të kemi një kufi të fortë që mund ta mbrojmë, aq më parë do t’i gjykojmë”, u shpreh Vulin.

Ministri serb i Mbrojtjes ka kohë që e përdor termin ofendues “Šiptari” për shqiptarët edhe pse tashmë ekziston një aktgjykim në Serbi, sipas të cilit fjala “siptar” është politikisht jokorrekte dhe term ofendues dhe se shqiptarët e përjetojnë atë si fyerje. /Reporteri.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close