fbpx
Lajme

Si ishte përzënë Gërvalla nga zyra e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev?

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kishte shkaktuar një skandal diplomatik në Maqedoninë e Veriut.

Ajo gjatë një takimi me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, kishte ‘kërcënuar’ shtetin fqinj duke i thënë se “nëse nuk del nga Open Balkan do të kesh punë me ne”.

Nga ana tjetër, kryqeveritari Zaev, i gjendur përballë kësaj situate të pazakontë, i kishte kërkuar që t’ia lëshonte zyrën.

“Me vjen keq zonjë, por kjo bërtitmë është e patolerueshme në zyrën time. Për mirësjellje nuk mund të të nxjerr jashtë, përndryshe nuk mund të flasësh me këtë gjuhë dhe në këtë mënyrë”.

Pas këtij rasti, Gërvalla ishte larguar nga zyra duke lënë shijen e një ministreje të pa dijshme dhe një gruaje pa edukatë.

Në një shkrim të publikuar të dielën e 23 tetorit në Albanian Post, bazuar nga burimet e mediumit, bëhet një “ekzaminim” i sjelljeve të shefes së diplomacisë kosovare në raport me stafin e ministrisë por edhe në udhëtimet e takimet e saj zyrtare nëpër botë. /albanianpost/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close