fbpx
Lajme

“Si Nazim Bllaca, 134 spiunë të UDB që arritën të infiltrohen në UÇK, pretendohet se AKI e ka listën”

Gazetari Milaim Zeka ka dhënë detaje interesante për infiltrimin e UDB-së në UÇK. Ai pretendon se një zyrtar i lartë i AKI-së i kishte treguar se e kanë listën prej 134 personave që ishin të infiltruar në UÇK. Poashtu edhe Sami Lushtaku në një intervistë nuk e ka konfirmuar numrin, por ka thënë se ka pas njerëz të UDB-së të infiltruar në UÇK.

Milaim Zeka ka shtuar se “Po hiq nuk e kam me keta te shkrete qe edhe i kuptoj. Po cka me i ba njerit prej zyrtareve me te larte te AKI-se (Agjencionit Kosovar te intelegjences) i cili me tha: – E kemi listen prej 134 shpijunave qe kane qene te infiltruar ne radhet e UCK se, po nuk po na lane me e publiku. Ose njerit prej krereve kryesor te PDK se, njeri i piramides te UCK se, i cili me thote qe kemi fakte te tmerrshme per nje ish kryeprokuror, se ka bashkepunuar me sherbimin sekret serb, edhe ende bashkepunon, dhe prap heziton te mi jep faktet“.

Poashtu, tanimë dihet për njërin prej tyre.

Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.

Në një letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë. Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb. 

Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë document sekret të pjestarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së për procedura të mëtutjeshme.

Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së por ende ka edhe disa procedura të verifikimit.

Emisioni “Udhëve” në RTK ka gjetur se më 8 Maj 1997, është kthyer raporti i verifikimit nga ana e UDB-së që ia mundëson Bllacës që të pranohet si informator. Më 14 Maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator. Në formularin e lëshuar nga Shërbimi i Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës. Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri I zyrtarit operativ të cilit do t’I raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq.

Në fund të këtij dokumenti përmendet edhe një vepër penale për plaçkitje që e kishte pasur Bllaca në fillim të viteve 90’ta, por që nuk ishte dënuar nga Gjykata.

Ky dokument është i nënshkruar nga udhëheqësi i drejtpërdrejt I Shërbimit të Sigurisë Publike në ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, Slavko Lludaiq dhe nga dy punëtorë operativ, Qepo Mihajloviq dhe Ivan Gjokica, thuhet në dokumentet e siguruara, raporton Infokus, marrë nga emisioni “Udhëve” i RTK-së.

DOKUMENT I REKRUTIMIT

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close