fbpx
Lajme

“22 u dorëzuan, Muhamet Krasniqi fillimisht refuzoi të dorëzohet nga frika se e vrasin, u vranë dy policë”

Gjatë ditës së sotme publikuam rrëfimin e parë të Kreut të BDI-së të shkëputur nga intervista e tij për rastin e Kumanovës. Tani do të ofrojmë tregimin e tij sa i përket negociatave për dorëzimin e grupit.

Kreu i shqiptarëve të Maqedonisë z. Ali Ahmeti kishte treguar ekskluzivisht për negociatat të cilat ndodhën gjatë luftimeve në zonën e Kumanovës në vitin 2015. Ai tregoi se vazhdimisht ka komunikuar me Muhamet Krasniqin i cili ishte brenda luftimeve. Por tek biseda e fundit e ka pyetur për emrin sepse fillimisht nuk e kishte pyetur. Poashtu sipas Ali Ahmetit ata u dakorduan me Muhamet Krasniqin që të dorëzohen përmes OSBE-së dhe numri i cili do të duhej të dorëzoheshin ishte 30. Por, në fund tek OSBE ishin dorëzuar vetëm 22 anëtarë të Grupit Kumanova. Ahmeti tregoi se ishte shqetësuar përse nuk janë të gjithë.

pas një ore pas dorëzimit të 22 personave, më thirri përsëri Muhameti por komunikonte Artan Grupi tani, dhe më tha “aman nxjerrna se u dogjëm të gjallë, ne e pyetëm sa vetë jeni brenda tha 5 apo 4, i pyetëm a ka të vrarë ai tregoi se 4 janë të vrarë dhe 1 është vetëvrarë, por pastaj bëmë përpjekje përsëri për të negocuar por nuk pranon tani urdhëra ata në terren dhe dikun pas 45 minuta ramë në kontakt, por OSBE nuk pranoi përsëri të futet në afërsi të vendit të ngjarjes, por unë edhe me revoltë i shpreha qëndrimet e mia që hajde t’i shpëtojmë edhe këta katër sepse kërkuan dorëzimin, por kur i pyeta përse su dorëzuat herën e parë dhe nga frika se mos na vrasin, por u hap rruga pastaj për t’u dorëzuar edhe këta katër, por më vonë më thanë që janë vrarë dy policë gjatë dorëzimit, parimisht Muhameti nuk na tha të vërtetën sepse ndoshta ka pasur edhe të tjerë në pozicione të tjera e nuk e ka ditur, por dy policë janë vrarë aty“.

Më pastaj Muhamet Krasniqi ishte dorëzuar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close