fbpx
Lajme

Si u arrestua Nait Hasani, ishte duke e përcjellur të fejuarën në banesën e saj

Njëri nga themeluesit e UÇK-së z. Nait Hasani ishte arrestuar pak ditë para rënies së Heroit Zahir Pajaziti. Duket se i gjithë grupi ishte nën përgjime dhe monitorime nga shërbimi sekret serb.

Bedri Islami kishte rrëfyer disa detaje interesante rreth arrestimit të Nait Hasanit. Ai ishte bashkë me të ndjerin, Xheladin Gashin – Plakun pak para arrestimit.

Bedri Islami tregon se; “Xhavit Haliti ishte informuar nga Azem Syla, i cili, siç dukej, ishte informuar nga Xheladin Gashi, që kishte qenë në të njëjtën pasdite me Nait Hasanin dhe të fejuarën e tij, tani bashkëshortja, Fatmire Zogu. Pas drekimit në lokalin “Fjala”në Prishtinë, Xheladini kishte shkuar në banesën e Naitit për ta pritur atë, ndërsa Naiti në lagjen “Dardania”për të përcjellë Fatmiren deri tek banesa e saj, ku do të merrte disa gjëra. Gjatë kësaj pritjeje vjen edhe kidnapimi e zhdukja e përkohshme e Naitit në burgjet serbe. Xheladini mëson për zhdukjen dhe, siç duket, e ka lajmëruar Azem Sylën, përmes të cilit, lajmi shkon tek Xhavit Haliti, drejtues i sektorit të veçantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close