fbpx
Lajme

Ramush Haradinaj: Amerikanët më kërcënuan në 2001, sa ia mëshuan Dautit, “punë koalicioni”

Ramush Haradinaj kishte treguar ekskluzivisht për detajet dhe prapaskenat e koalicionit me LDK-në dhe ish Presidentin Rugova. Ai tregoi se LDK e Pejës e kishte kundërshtuar këtë koalicion sepse nuk do t’i mbetej asnjë kartë në dorë për të fituar vota në Pejë.

Ramush Haradinaj tregoi se “fillimisht në 2001 Presidenti Rugova më kërkoi ta bëjmë një koalicion, por mua mu duk herët dhe i thash President nuk mund ta ndajë Kosovën, por t’u kisha lutë ta bëjmë një koalicion të gjerë me të gjithë bashkë, por Rugova ishte kundër sepse kishte disa irritime me Thaçin, por unë pastaj e refuzova nërsy të amerikanëve, sa që amerikanët dhe anglezët më bërtitën pak, sa ia mëshuan Dautit, dhe më kërcënuan që kemi me ja ba qahren këtij, i thash bonja s’kemi çka të bëjmë se jeta është kështu”.

Aktakuza ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj atë kohë kishte tronditur opinionin publik. Haradinaj kishte treguar ekskluzivisht prapaskenat e aktakuzës dhe komunikimin me Ish Presidentin Rugova.

“Fillimisht e kishte hetuar një ditë përpara Rugova se i tregova që mund të na dalin disa telashe, por fillimisht shkova i tregova që ka ardhur aktakuza por e përballojë diqysh, por kur shkova në qeveri me dhanë dorëheqjen zyrtare dhe me ia ofru dorëheqjen ai ishte mërzitur shumë, ishte në një karrigë dhe jo fotele, duart i kishte të poshtë dhe qajke, lotë i pikshin, dhe unë s’kisha pa ashtu dhe i thash, mos e ki merak President se ti je President e kemi me të respektu, pastaj ma ktheu o Ramush se kam atë dertë po s’po dojnë me na lanë me pa drië kurrë, sa e qitëm pak n’rend”.

Ky ishte komunikimi atë kohë mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Rugova. Haradinaj tregoi se Rugova ka dërguar letër në gjykatë të Hagës me i tregu se kush jam gjë që nuk ishte e lehtë atë kohë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close