fbpx
Lajme

SKANDAL: Vetëm në veshje mbrojtëse dhe maska, Qeveria Kurti ka shpenzuar mbi 5 milionë euro

Dëshmi dhe fakte të reja lidhur me tenderët që janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë. Këtë herë FaktePlus është marrë me blerjen e maskave respiratore dhe veshjeve mbrojtjes.

Vetëm në veshje mbrojtëse dhe maska respiratorë, Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar mbi 5 milionë euro.

Gjatë kohës së pandemisë MSH produktin e njëjtë, e ka kontraktuar tre herë në periudhe me të shkurtër se dy muaj.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Agjencia FaktePlus, Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar veshje mbrojtëse dhe maska respiratore FFP2 tre herë, me tre çmime të ndryshme.

Për kurdisje të çmimeve hetime është duke bërë edhe AKK.

Çmimet e kontraktuara me negoicim nga MSH janë shumë më të shtrenjta se çmimet të cilat janë për të njëjtat produkte në rajon dhe në kërkimet në internet. Kompanitë ofrojnë çmime deri 600-850% më lira se sa kontrata që ka nënshkruar Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia i cili vie nga partia Vetëvendosje.

MSH fillimisht me datë 28.02.2020 ka kontraktuar ‘veshjet mbrojtëse’ me çmim 7.00 Euro për copë, ndërsa më pas me datë 16.03.2020, veshjet mbrojtëse i ka kontraktuar me çmim 8.00 Euro për copë.

Pangopësia me zhvatje nuk ndalet dhe në procedurën tjetër me datë 23.04.2020 ku MSH veshjet mbrojtëse i ka kontraktuar me çmim 12.20 Euro për copë. MSH ka kontraktuar 260 mijë e 595 palë veshje mbrojtëse në vlerë mbi 3 milionë Euro (3.098.569 Euro).

Rritja e çmimit nga oferta e parë deri tek e treta është prej 7.00 Euro në 12.20 Euro, ndërsa krahasuar me vendet e rajonit MSH i ka kontraktuar veshjet mbrojtëse për 1200% më shtrenjtë se në rajon dhe në internet.

Gjithashtu maskat respiratore FFP2, MSH i ka kontraktuar me tri çmime: me datë 03/04/2020 ka kontraktuar maskat respiratore FFP2 me çmim 7,95 Euro, ndërsa me datë 16/03/2020 i ka paguar me çmim 7,99 Euro, ndërsa me datë 28/02/2020, të njëjtin produkt maskat respiratore i ka paguar 8,50 Euro.

Vlera e tri kontratave të nënshkruara për maska respiratore është 1.954.237 Euro.

MSH ka kontraktuar 245 mijë e 411maska respiratore FFP2 në vlerë afër 2 milionë Euro.

Vetëm në veshje mbrojtëse dhe maska respiratore MSH ka kontraktuar mbi 5 milionë Euro.

Sipas kontratave të nënshkruara nga MSH, sasia është shumë e madhe me çmime super të shtrenjta nga 7.95 Euro deri në 8.50 Euro për copë.

Është për të habitur se si MSH ka planifikuar më pak maska kirurgjike sesa maska respiratore, kur dihet se maskat respiratore janë të planifikuara për personelin shëndetësorë që janë në vinë e parë të betejës me koronavirusin.

Sasia e madhe si duket është e lidhur me çmimin e shtrenjtë “Respiratory mask” FFP2 që e ka kontraktuar MSH nga 7.95-8.50 Euro, kur maskat e njëjta në rajon janë: Mali i Zi me çmim 0,95 Euro, Serbia 1,21 Euro, në internet gjendet ky lloj të maskës me çmim nga 0,90 Euro të Ali Express..

Maskat janë të deklaruar se janë të prodhuara në Kinë, ndërsa MSH i ka kontraktuar 700-850% me shtrenjtë se në rajon dhe internet. /fakteplus/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close