fbpx
Lajme

Edhe Ramiz Kelmendi i përfshirë në Privatizime, tokë dhe ndërtesë në vlerë 4 milionë euro

Ramiz Kelmendi në kohën sa ishte anëtar i AAK-së është i përfshirë në pesë valë të privatizimit. Për të fundit herë ka privatizuar në vitin 2011 tokë dhe ndërtesë në hapësirë prej rreth tre hektarë në vlerë prej rreth 4 milionë eurosh.

Privatizimin e ka nisur në vitin 2003 ku ka blerë 550.00 hektarë tokë në vlerë prej 275 mijë eurove, më pas në vitin 2005, tre hektarë tokë në vlerë prej 706 mijë eurove, po në vitin 2005, 2.3 hektarë tokë në vlerë prej 630 mijë eurove, në vitin 2006, 7 hektarë tokë në vlerë prej 600 mijë eurove, dhe po në vitin 2006 ka privatizuar 0.45 hektar tokë në vlerë prej 70 mijë eurove.

Kryetari i  Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në konferencë për media ka bërë të ditur se këtë javë në Kuvendin e Kosovës do të paraqesin kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë .

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close