fbpx
Lajme

“Afërsia e Mihalit me gruan e Kurtit, puna në departamentin rus të BB, shefe e inteligjencës së VV-së”, pretendimet e ekspertit të sigurisë

Dejona Mihali në të kaluarën ka punuar në Tiranë, në Bankën Botërore në departamentin për pjesën ruse, ka thënë për Insajderin, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Gjithashtu, eksperti i sigurisë pretendon edhe për një “bashkëpunim të jashtëzakonshëm” në të kaluarën mes Mihalit dhe bashkëshortes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Dejona Mihali është shef i njësisë apo departamentit të inteligjencës në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Njëjtë kështu vepron edhe shërbimi informativ në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje. Të cilën e ka udhëhequr që nga fillimi dhe vahzdon akoma ta udhëheq Dejona Mihali, por ajo e ka një justifikim juridik si Zyrtare e Lartë për Marrëdhënie dhe Komunikim, një mbulesë juridike. E ka për shkak të ndalesës që i patë bërë Qeveria e Kosovës për t’u futur në Republikën e Kosovës, dhe për këtë arsye ajo tashmë i zhvillon lirshëm aktivitetet”, tha Elezi.

Por, nga buron autoriteti dhe pushteti i saj në Lëvizjen Vetëndosje, e ka pyetur Insajderi ekspertin e çështjeve të sigurisë. Ai ka disa dyshime, e prej tyre ai thotë se gjasat janë që ajo të ketë qenë edhe “bashkëpunëtore” me bashkëshorten e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Sipas dyshimeve që ne kemi pasur, gjithmonë në të kaluarën, Dejona Mihaili ka pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me tani gruan e Kryeministrit Albin Kurti, e cila jeton dhe vepron në Norvegji, por e cila është bashkëshorte e Kryeministrit. Kanë pasur një aktivitet të përbashkët në të kaluarën, dhe dyshohet se të njëjtit mund të kenë pasur komunikime me struktura të rëndësishme me ndikim në rajon dhe në politikën rajonale, dhe të cilët kanë mbështetur edhe financiarisht projektet të caktuara, në këtë rast që është projekti Vetëvendosje të cilët do të vinin edhe në krye të shtetit, dhe të cilët do të mundësojnë projekte të caktuara të atyre që kanë sponzorizuar këto struktura si Lëvizja Vetëvendosje. Dejona Mihali ka punuar në Tiranë, ka punuar në Bankën Botërore në departamentin për pjesën ruse dhe ka një aktivitet të njohur sa i përket fushës së sigurisë”, tha ai. “Ne e kemi thënë edhe atëherë edhe sot që Dejona Mihali është shef i Vetëvendosjes, dhe Vetëvendosja për dallim prej partive politike ka “Shef”, dhe ajo është Dejona Mihali. Një grua e cila vjen nga Tirana dhe e cila ka qenë ideatorja dhe promotorja që nga fillimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka fuqi absolute brenda Lëvizjes Vetëvendosje të cilës i raportojnë në vazhdimësi duke filluar prej Kryeministrit Albin Kurti dhe të tjerët. Po ashtu është një person e cila ka organizuar të gjitha aktivitetet, në veçanti ato të dhunshmet, siç kanë qenë për shembull kundërshtimet në kohën e EULEX-it ku kanë dëmtuar disa prona; aktivitetet e dhunshme ndaj Kuvendit, ndaj zyrtarëve institucionalë dhe kryeministrave në të kaluarën. Po ahstu është njeriu i cili edhe tani ka fuqi absolute në vendimmarrje dhe për çdo veprim të Vetëvendosjes, ato të rëndësishmet”, thotë Elezi për Insajderin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close