fbpx
Lajme

Stafi i Albulena Haxhiut jep versionin e VV rreth përfshirjes së Kushtetutës së Serbisë në dokumentin që e çuan ne Gjykatë

Shefi i Kabinetit të Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu ka dhënë shpjegimin e tij lidhur me referencën që i është bërë Kushtetutës së Serbisë në kërkesën e VV’së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullim të dekretit të Presidentit Thaçi për të mandatimin e Avdullah Hotit për Kryeministër.

Sallahu ka shkruar se referenca e Kushtetutës së Serbisë që është bërë në kërkesën e Vetëvendosjes drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk është dispozitë në të cilën bazohen, por është kundërargument se si Presidenti Thaçi dhe LDK’ja po e ndjekin nenin 130 të Kushtetutës së Serbisë dhe jo Kushtetutën e Kosovës, sa i përket dekretimit që i ka bërë partisë së dytë për formim të qeverisë dhe jo partisë apo koalicionin që ka dalur i pari në zgjedhje, raporton Gazeta Express.

“Siç mund të shihet edhe në tekstin e Kërkesës, ne kemi thënë se rruga që po e ndjek presidenti dhe LDK-ja, janë praktika dhe norma kushtetuese të Serbisë! Pra, ky është një nga kundërargumentet tona, e jo dispozitë në të cilën bazohemi. Rruga që këta ndjekin për krijimin e qeverisë është e përcaktuar në Kushtetutën e Serbisë dhe jo në atë të Kosovës.Prandaj, këto pretendime, thjesht janë nxjerrë nga konteksti me qëllime të ulëta politike nga injorant të cilët merren me interpretime sipërfaqësore kushtetuese”, ka shkruar ai.

Sallahu dje së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e 30 deputetëve të Lëgizjes Vetëvendosje për interpretim të dekretit të Presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për mandatar të qeverisë./GazetaExpress/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close