fbpx
Lajme

Stoltenberg telefonon Vuçiqin: Nëse rrezikohet stabiliteti, ndërhyjmë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këtë të mërkurë, pas bisedës që ka zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Fola me presidentin e Serbisë, Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg, përcjell KlanKosova.tv.

“NATO-KFOR rri i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close