Rozë
Tayna bën diss, por s`harron të tregojë linjat e trupit (Foto)
Këngëtarja e re e skenës muzikore shqiptare, Tayna s`ka të ndalur pas hitit që solli për këtë verë “Columbiana”.
Ajo ka “goditur” me tekstin e këngës, duke nënkuptuar se po u bën diss këngëtareve të tjera.
Ca fjalë nga kënga ajo i ka nxjerrë sot kur ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, e ku i ka shfaqur linjat e saj tejet të formësuara.
“Masi që jav lyjta buzt me labelle”, ka shkruar ajo.
Duhet theksuar se Tayna duket për mrekulli, ndërsa ndjekësit që i janë shtuar tashmë në Instagram, po presin me padurim projektet e saja të radhës.