Të pathënat për gratë e politikanëve
Norvegjezja e Albin Kurtit ua tregon vendin disave…
Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, është ndër personalitet politike më të zëshme. Karriera e tij është e gjatë, intensive dhe në çdo hap të tij ka mbizotëruar e mbizotëron dëshira për ndryshime. Albin Kurti është edhe patriot, madje e ka fuqizuar bindshëm idenë për bashkim kombëtar.
Por, ai e ndanë shtratin me një grua të një nacionaliteti tjetër, me norvegjezen Rita Knudsen Augestad. Çifti janë të martuar dhe bashkë kanë një fëmijë. Ata nuk shihen shpesh krah njëri-tjetrit, me gjasë për ta ruajtur sa më shumë privatësinë.
Kohë më parë në popull u tha se janë ndarë, për çka pat reaguar vetë zonja Rita, duke thënë: “Lajmi i publikuar nga medie të ndryshme në Kosovë për relacionin me burrin tim, Albin Kurtin, janë qartazi plotësisht të pavërteta. Ky është një nivel i ri i ulët për këta që shpërndajnë dezinformata të tilla të turpshme”.
A merret me thashetheme Zonja e Parë?
Zonja e Parë e Kosovës quhet Lumnije Thaçi dhe, ndonëse nuk është shumë e ekspozuar, njihet nga publiku. Zonja Thaçi mbahet mend edhe për mesazhin e dhënë më 8 mars të vitit 2012, ku thoshte se gratë duhet të jenë më këmbëngulëse për ta dëshmuar veten dhe se vetëm kjo rrugë, sipas saj, hapte dyert e suksesit.
Zonja e Parë e Kosovës është profesoreshë me përvojë në mësimdhënie universitare. Dihet që ajo e ka mbrojtur temën e doktoraturës dhe ka marrë titullin “Doktor shkence” nga Universiteti i Tiranës.
Zonja e Parë nuk ka treguar asnjëherë interes për të reaguar në lidhje me ndonjë shkrim që është bërë për të, duke i lënë të konsiderohen si thashetheme. Thuhet se ajo është nënë dhe bashkëshorte mjaft e dedikuar ndaj familjes.
Gruaja e Kadri Veselit, profesoresha më me stil
A e dini se bashkëshortja e Kadri Veselit është profesoreshë e gjermanishtes?
Violeta Veseli është nënë e tre djemve dhe e një vajze dhe jep gjermanisht në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Në një intervistë ajo ka treguar se arsyeja pse e ka studiuar gjermanishten lidhet me dëshirën e babait të saj.
Bashkëshortja e kryeparlamentarit është një nga femrat më të sofistikuara në vend, që i pëlqen të vishet bukur. Ajo është komentuar disa herë pozitivisht për shijen që përcjell.
E arsimuar dhe elegante, kjo është e shoqja e kryeparlamentarit Kadri Veseli.